Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, i është përgjigjur ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, duke theksuar se LDK-ja qëndron në opozitë dhe nuk ndryshon qëndrimet e saj para zgjedhjeve.
Në një reagim publik të mërkurën, Kica-Xhelili shprehu habinë për mënyrën se si janë interpretuar deklaratat e LDK-së.
“Këta a nuk kuptojnë çka themi ne, apo bëhen që nuk kuptojnë? Apo qëndrimet tona janë 'sport i rëndë' për ta?” – shkroi ajo.
Ajo i bëri thirrje fituesve të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje, që të marrin përgjegjësinë për formimin e qeverisë.
“Ju kemi thënë e po ua themi prapë: A jeni fitues të zgjedhjeve? BËJENI QEVERINË! LDK, me vullnet të mirë, qëndron në opozitë! LDK, me vetëdije të plotë, nuk i ndryshon qëndrimet paraelektorale. Ato mbesin të njëjta, ato mbesin të shenjta!" – theksoi ajo.
Çeku më herët kishte adresuar kritika për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili pati thënë se partia që drejton nuk hyn në koalicion pa postin e kryeministrit.
-
Përfundon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme. Përplasje LVV e LDK për formimin e qeverisë
-
Kica-Xhelili bën thirrje për unitet: LDK-ja s’është pronë as e kryetarit, as e degëve
-
Kica-Xhelili: Mes LDK-së dhe VV-së, një mur i palëvizshëm
-
Kica-Xhelili e quan “qesharake” kërkesën e Hotit për ndryshim të lidershipit në LDK
-
Çeku-Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër kur fituesi është trefish larg teje