Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka takuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Beograd, për të diskutuar lidhur me situatën e sigurisë në rajon.
Ristuccia ka shprehur shqetësimin për zhvillimet në komunat veriore të Kosovës dhe ngjarjet e 29 majit ku mbetën të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it nga protestuesit e dhunshëm serbë.
Pas Vuçiqit, ai ka takuar edhe shefin e Forcave të Armatosura serbe, me të cilin “u pajtuan se të gjitha palët duhet të depërshkallëzojnë tensionet”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
“KFOR-i është i gatshëm të përballet me çfarëdo skenari dhe vazhdon ta monitorojë situatën në terren”, thuhet tutje.
Artikuj të ngjashëm
-
Lajçak takoi komandantin e KFOR-it
-
Lajçaku takon edhe Ristuccian për të diskutuar mbi situatën në vend
-
Komandanti i KFOR-it: Në Kosovë shmangëm një masakër, shpëtuam 15 policë kosovarë
-
Komandanti i KFOR-it përgëzon ushtarët: Parandaluat përplasjen që do të çonte në viktima civile
-
Shqipëria i ofron KFOR-it mbështetje të plotë për veriun