Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ia ka bartur përgjegjësinë Policisë së Kosovës për sigurim të sundimit të ligjit në mbarë Kosovën, në një komunikatë për media të shtunën, teksa ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve që u bënë në veri një ditë më parë.
Duke bërë thirrje për përmbajtje, KFOR-i nuk ka dhënë sqarime përse nuk ka reaguar në kohën kur gazetarët sulmoheshin nga huliganët në veri.
“Liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore të cilat duhet të respektohen nga të gjithë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna ose veprimet e mëtejshme që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të sigurojnë që mediat të mund të kryejnë punën e tyre themelore në mënyrë të sigurt”, thuhet në komunikatë.
KFOR-i ka përsëritur se është reaguesi i tretë, e Policia e Kosovës përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën.
Misioni ka bërë të ditur tutje se komandanti i KFOR-it është në kontakt të rregullt me të gjithë homologët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të sigurisë në Kosovë, si dhe me përfaqësues të Forcave të Armatosura të Serbisë, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), OSBE-së dhe komunitetit diplomatik.
Edhe
KFOR-i: Po i vazhdojmë patrullimet në veri ditë e natë
Gazetarët dhe punonjësit e mediave kanë qenë cak i sulmeve nga grupet e protestuesve serbë në Leposaviq të premten. Ata iu nënshtruan shok-bombave, goditjeve me gurë e edhe sulmeve fizike. E përderisa ngjarja po zhvillohej, pak metra larg tyre, pjesëtarët e KFOR-it nuk reaguan.
KOHA ka dërguar pyetje në adresën zyrtare të KFOR-it për mosreagimin e tij në momentin kur gazetarët u sulmuan nga huliganët në Leposaviq të premten pasdite, por nuk ka marrë përgjigje.
-
KFOR: E rëndësishme të vërtetohen faktet dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë
-
KFOR-i as nuk e pohon e as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
-
KFOR-i i gatshëm për të gjitha masat që të parandalojë rikthim të tensioneve në Kosovë
-
Kërkohet të vihen para drejtësisë përgjegjësit për dhunën e 29 majit