Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KFOR-i nuk sheh asnjë kërcënim për integritetin territorial të Kosovës

Admirali amerikan, James Foggo, dhe komandanti i KFOR-it në Kosovë, Salvatore Cuoci, kanë zgjedhur kampin Nothing Hill në Komunën e Leposaviqit për të treguar se NATO është në Kosovë në shërbim 24 orë në ditë për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për qytetarët e saj, raporton KTV.

Admirali Foggo ka thënë se NATO nuk dëshiron të përfshihet në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, por ushtarët e saj janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo situate në rast të eskalimeve eventuale.

KFOR-i nuk sheh asnjë kërcënim për integritetin territorial të Kosovës.

Nga baza ushtarake e KFOR-it Nothing Hill në Komunën e Leposaviqit, Komandanti i Forcave të Bashkuara Aleate në Napoli ka deklaruar se trupat e KFOR-it janë në Kosovë për të ofruar paqe dhe siguri.

I pyetur rreth opsioneve për shkëmbim të territoreve me shtetin serb, komandanti i KFOR-it ka thënë se këto janë çështje politike që duhet të zgjidhen përmes dialogut Prishtinë-Beograd.

Por, sipas tij, KFOR- i është i gatshëm t’i përgjigjet çdo situate në rast të eskalimeve eventuale.

“Çdo herë që ka diskutime për zgjidhje kontroverse politike për problemet në Ballkan, ka potencial për trazira. Dhe, rrjedhimisht, jemi të vetëdijshëm se kjo është një kohë e rëndësishme, se ka shumë diskutime përtej kufijve të Kosovës, siç thashë në mes të Prishtinës dhe Beogradit, ku udhëheqësit politikë përpiqen t’i zgjidhin disa çështje të vështira.”

Edhe KFOR-i nuk sheh asnjë kërcënim për integritetin territorial të Kosovës Video KFOR-i nuk sheh asnjë kërcënim për integritetin territorial të Kosovës

“Ne kemi qenë duke bërë edhe disa ushtrime në ajër, por nuk ndërlidhen asgjë dhe me asnjë ngjarje tjetër, por janë pjesë e ushtrimeve të përditshme që i kemi. Nëse e shihni KFOR-in, është vetëm për sigurinë tuaj.”

Zyrtarët e KFOR-it ndër të tjera kanë thënë se diskutimet në Bruksel mund të sjellin protesta në rrugë, por kanë bërë thirrje që në rast të çfarëdo pakënaqësie ato të shprehen në mënyrë demokratike.

Ata kanë ripërsëritur se nuk shohin ndonjë problem në të ardhmen dhe se janë këtu për t’i mbështetur institucionet e Kosovës në ruajtjen e sigurisë.