Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Federico Bernacca, në një takim me përfaqësues të Listës Serbe, ka thënë se misioni i NATO-s në Kosovë ka prani të dukshme në të gjithë Kosovën dhe se është i përgatitur mirë për të adresuar çfarëdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë.
Takimi është mbajtur në Prishtinë. Delegacioni i Listës Serbe u udhëhoq nga kryetari i saj, Zlatan Elek, ka bërë të ditur KFOR-i në një njoftim për media të shtunën pas takimit.
Sipas njoftimit, në takim u ndanë pikëpamjet për zhvillimet e fundit të sigurisë, përfshirë ato në veri të Kosovës.
“Gjenerali Bernacca dëgjoi shqetësimet e shprehura nga delegacioni mysafir. Ai vuri në theks se KFOR-i ka prani të dukshme dhe fleksibile gjithandej Kosovës dhe është i përgatitur mirë për të adresuar çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë”, thuhet në komunikatë. “Ai përsëriti përkushtimin e palëkundur të misionit për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të dhënë kaherë nga OKB-ja. Në këtë drejtim, KFOR-i vazhdon ta mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.
Një ditë më parë, Policia e Kosovës mbylli strukturat paralele serbe në katër komunat në veri. Reagimi ishte i menjëhershëm nga partnerët ndërkombëtarë që e cilësuan të njëanshëm veprimin e Kosovës.
-
Sqarohet NATO-ja rreth rolit të saj për hapjen e urës në Mitrovicë
-
Ulutash: Trupat e KFOR-it shtohen nëse rrezikohet siguria
-
Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë për sigurinë
-
Komandanti i KFOR-it e gjenerali italian diskutojnë për sigurinë në Kosovë
-
KFOR-i njofton për takimin e komandantit Barduani me shefin e ushtrisë serbe në Beograd