Arbëri

KFOR-i mban stërvitje ushtarake në veri, thotë se s’kanë të bëjnë me ndonjë kërcënim

Në ditët në vijim, KFOR-i do të mbajë disa ushtrime në veri të Kosovës.

Sipas një njoftimi në Facebook, trupat e KFOR-it do të lëvizin dhe do të vendosen përgjatë rrugëve kryesore në përputhje me mandatin e dhënë nga Rezoluta 1244.

KFOR-i ka thënë se ky është aktivitet normal dhe nuk lidhet me asnjë shqetësim apo kërcënim të caktuar.

“Situata është nën kontroll dhe KFOR-i vazhdon të mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës, ashtu siç ka bërë që nga viti 1999”, thuhet në njoftim.