Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KFOR-i thotë se po monitoron situatën në veri: Të shmangen veprimet që çojnë në dhunë

KFOR-i ka thënë se është duke e vëzhguar situatën me vëmendje. Në një prononcim për “Kosovo Online”, KFOR-i ka thënë se duhet të shmangen veprimet që çojnë në përshkallëzim.

“KFOR-i ka një prani të dukshme në mbarë Kosovën dhe është i përqëndruar në zbatimin e përditshëm të mandatit të vetë, që buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e vitit 1999, për të siguruar një mjedis të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Vazhdojmë ta monitorojmë me kujdes situatën. Për momentin po përhapet një narracion i kotë që nuk mund të sjellë asgjë pozitive. Po vërejmë një aktivitet intenziv diplomatik dhe po punojmë në terren që të krijojmë kushte që të gjitha palët në dialog të zhvillojnë besim të ndërsjellë”, është thënë nga KFOR-i.

Afati për riregjistrimin e veturave nga ato me targa ilegale serbe për në ato të Kosovës skadon më 31 tetor.

Raportohet se deri tash janë riregjistruar vetëm afro 12 vetura në veri.

Shefi i BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog së fundi ka bërë thirrje që të shtuhet afati për riregjistrim.