Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Graso, ka deklaruar se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës mund të veprojnë në veri edhe pa kërkuar lejen e misionit paqeruajtës së NATO-s.
Ai, në një intervistë për gazetën serbe “Politika” për numrin e nesërm, ka thënë se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë mandat të veprojnë në çdo pjesë të Kosovës pa marrë miratimin nga ana e KFOR-it.
Ndërsa, sa i përket lëvizjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Graso tha se kjo duhet të lejohet nga ana e komandantit të KFOR-it, përcjell ksp.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiq: ROSU nuk mund të hyjë në veri
-
Qeveria rikonfirmon zotimin për FSK-në në veri. Rutte: KFOR-i të njoftohet edhe për dislokimin e Policisë
-
KFOR-i mirëpret garancinë me shkrim të Maqedoncit për mosdërgim të FSK-së në veri pa leje paraprake
-
Maqedonci: FSK-ja mund të shkojë në veri në koordinim me KFOR-in
-
KFOR-i as nuk e pohon e as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi