Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se këtë vit do të hapet konkursi për të rekrutuar edhe 600 ushtarë të rinj në FSK.
Mehaj në një postim në Facebook ka treguar për rezultatet e arritura, ku ka thënë se për 11 muaj janë rekrutuar 1240 ushtarë.
“Në fillim kur vendosem ta shpallnim konkursin më të madh të ushtrisë që kishim ndonjëherë, të gjithë u treguan skeptik: nuk mundeni, nuk keni kapacitete e nuk realizohet. Rezultatet sot, tregojnë realitetin. Për 11 muaj kemi rekrutuar 1240 ushtarë. Me punë e përkushtim, nuk ka asgjë të pamundur. Në mbrojtje e në shërbim të Republikës nuk ka asgjë që na ndalë. Brenda këtij viti do të hapim konkursin edhe për 600 ushtarë të rinj, do të rrisim edhe më tutje kapacitetet tona mbrojtëse. Krahas kësaj, blerja e armatimit vazhdon të mbetet prioriteti ynë kryesor. Ushtria jonë është siguria e vendit dhe e qytetarëve tanë, është garanci për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm”, ka shkruar Mehaj.
-
Hapet konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK
-
Mehaj: Së shpejti do të hapet konkursi për 850 rekrutë të rinj në FSK
-
Mehaj: Në mandatin tim janë rekrutuar dyfish më shumë ushtarë se në vitin 2019-2020
-
Betohen 311 rekrutë, Mehaj: Në vena keni ADN-në e Adem Jasharit
-
FSK-së i shtohen edhe 251 ushtarë