Meteorologët, për sot, në Kosovë parashohin mot me vranësira, të cilat mund të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe reshje lokale shiu.
Në lugina mund të ketë mjegull, kurse temperaturat do të sillën në mes minus 3 e 8 gradë Celsius. Nesër parashihet kthjellim gradual i motit, pra pritet të ketë më pak vranësira e më shumë çaste me diell.
Temperaturat do të sillën në mes minus 2 e 5 gradë Celsius. Mot i ngjashëm parashihet të mbajë edhe të premten.
Sa i përket fundjavës, si pritet, ajo do të karakterizohet me mot me vranësira e me reshje lokale shiu, ndërsa fillimi i javës së ardhshme parashihet të sjellë vranësira, borë dhe rënie të temperaturave.
Artikuj të ngjashëm
-
Javë me vranësira, reshje shiu e bore në Kosovë
-
Moti gjatë javës së ardhshme kryesisht i vranët, parashihet edhe borë
-
Java e ardhshme me kushte të ndryshueshme meteorologjike, në disa zona parashihet borë
-
Vranësira, mjegull dhe rritje graduale e temperaturave gjatë javës
-
Moti gjatë javës së ardhshme me diell e vranësira të shpërndara, nga e enjtja shi