Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, për të dytën herë ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”, ka publikuar dokumente me të dhëna personale të disa personave për të cilët pretendon se janë kryerësit e masakrës së Reçakut.
Në një prononcim për Koha.net, ai ka thënë se këto dëshmi i ka siguruar në mënyrë alternative, pa bërë të ditur se cilat janë ato.
”Këto fakte janë prezantuar nga familjarët e të vrarëve në Reçak, unë vetëm i kam postuar sot në përvjetorin e 21-t të Masakrës. Nuk i kam deponu në Prokurori, sepse me sa kam informata, këtë gjë e kanë bërë familjarët”, ka deklaruar Zyberaj.
Ai ka thënë se këto fakte nuk janë pjesë e dosjes tjetër, të cilin Ministria e Jashtme e ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale.
“Dosjen me 10 mijë faqe me krime nga periudha e luftës, e kemi dorëzuar si Ministri më 18 dhjetor të vitit të kaluar”, ka thënë Zyberaj.
-
MPJ kërkon nga ndërkombëtarët t’i bëjnë trysni Serbisë për Masakrën e Reçakut
-
Serbia po përdor shitjen e armëve për të blerë nota false kundër Kosovës
-
Dorëzimi nga Pacolli i dosjeve të luftës në Prokurori po cilësohet politik, kërkohet intervistimi i tij
-
Publikimi i të dhënave personale të “kryerësve të masakrës së Reçakut” po konsiderohet i dëmshëm për hetimet
-
Familjet e viktimave të Reçakut kërkojnë që kujtesa të mos shuhet