Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të premten ka diskutuar për “shmangien e përshkallëzimit të mëtejmë, shtyrjen e gjobave për targat, mbajtjen e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe përqendrimin në bisedimet për normalizimin e raporteve me Serbinë”.
"Rruga më e mirë për çuarjen përpara të integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka theksuar ai.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkroi në Twitter të premten se ka biseduar me Cholletin “për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë me njohjen e ndërsjellë në qendër, me përqendrim në situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”.
Që nga vendimi i Qeverisë për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, në targa RKS, Republika e Kosovës, në fund të qershorit, situata në veri është e tensionuar.
Nga 1 nëntori Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave. Faza e parë e planit parasheh qortimin e shoferëve që ngasin makina me targa të paligjshme. Më 21 nëntor pritet të hyjë në fuqi faza e dytë - shqiptimi i gjobës prej 150 eurosh.
-
Këshilltari i Blinkenit kërkon nga Kurti shtyrje të afatit për targat: Të mos ketë konfiskime e gjoba
-
Kurti ia konfirmon Cholletit gatishmërinë për takim me Vuçiqin
-
Chollet i kërkon Kurtit që ta pranojë propozimin evropian
-
Kurti bisedon me nënsekretarin e Shtetit: Fokusi marrëveshja në njohje reciproke me Serbinë
-
“Koha që Kurti t’i dëgjojë aleatët”