Grupi i këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit prej së premtes është tkurrur për një anëtar. Alush Shala, që në mandatin aktual ka qenë njëri prej këshilltarëve më aktivë të PDK-së opozitare ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Të nderuara struktura, simpatizantë dhe mbështetësit e mi, më lejoni t’ju falënderoj për mbështetjen e treguar ndaj meje në të gjithë rrugëtimin tim politik dhe më lejoni t’ju njoftoj se që nga sot kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka njoftuar Shala, përmes rrjeteve sociale.
Në një prononcim të shkurtër për gazetën ai ka pohuar se pakënaqësitë lidhur me dinamikën brenda partisë e kanë shtyrë që ta marrë këtë vendim.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Ferat Shala thotë se s’do të garojë për deputet: PDK-ja ka nevojë për ndryshim
-
Zyrtari i PDK-së në Prizren jep dorëheqje: Nuk u pajtova me qëndrimet e partisë
-
Këshilltari i PDK-së në Podujevë lë mandatin shkaku i pakënaqësisë me partinë
-
LDK-ja mohon se Flamur Shala i aderuar në PDK ishte shef i këshilltarëve komunalë
-
Katër anëtarë të kryesisë së Degës së PDK-së japin dorëheqjet