Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilltarët komunalë të Gjilanit kërkojnë ndalimin e zhurmës nga bizneset në disa lagje

Këshilltarët komunalë në seancën e fundit të Kuvendit Komunal para pushimeve të verës kanë paraqitur ankesat e banorëve të lagjes “Dardania”, të cilët po kërkojnë nga Komuna që të merren masat dhe të ndalohet zhurma nga ana e disa bizneseve. Një ankesë tjetër është prezantuar edhe nga banorë të lagjes “Fehmi Agani”.

Këshilltari komunal i pavarur, Xhelal Hajrullahu, ka deklaruar se banorët e lagjes “Dardania” janë të shqetësuar me zhurmën dhe sjelljet e pahijshme të cilat po ndodhin në lagjen e tyre nga persona të cilët frekuentojnë kafenetë, që qëndrojnë të hapura deri në mëngjes. Ai ka kërkuar nga Komuna që të merren masa dhe të ndalohet zhurma, shkruan sot Koha Ditore.

“Vitin e kaluar e kemi nxjerrë një vendim, ku jepet e drejta të përdoret elektroakustike deri në ora 23 gjatë ditëve të javës dhe deri në ora 24 në vikend. Kemi shqetësime të qytetarëve tek lagjja “Dardania 1” rruga “Beqir Musliu” rreth një kafeneje. Ankesa është se lokali hapet pas orës 11 të natës dhe nuk mbyllet deri në orën 6:00 të mëngjesit. Gjatë gjithë kësaj kohe ka shqetësime për zhurmën e madhe e cila po krijohet, dhe nga fjalori banal i cili po përdoret nga pirja e madhe, dhe është krijuar një pasiguri në atë rrugë që të kalohet. Pastaj gjatë natës ka probleme edhe me parkingjet. Çfarë masash janë ndërmarrë për këtë”, ka thënë ai.

Kurse këshilltari komunal nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Burim Berisha, ka paraqitur ankesën e banorëve të lagjes “Fehmi Agani”, të cilët ankohen për zhurmën e cila po krijohet nga një biznes që operon në lagjen ku edhe ata banojnë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)