Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilltarët e Klinës s`marrin pjesë në debate publike

Qytetarët e Komunës së Klinës rrallë i shohin nëpër debate publike të përzgjedhurit e tyre me vota.

Këshilltarët e Kuvendit Komunal nuk janë parë as në debatet publike që janë mbajtur gjashtë muajt e fundit në këtë komunë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Pjesëmarrja e këshilltarëve të Kuvendit Komunal në tri debate dhe në një takim publik ka qenë thuajse e barabartë me zero”, thotë Elabasan Rracaj, koordinator i projekteve në OJQ KOHA të Klinës, e cila që nga muaji tetor i vitit të kaluar me projektin “Politika publike me pjesëmarrje aktive të publikut”, të financuar nga Bashkimi Evropian, ka filluar monitorimin dhe thirrjen e qytetarëve në debate publike të thirrura nga Komuna e Klinës.

Edhe në takimin e radhës me publikun, që është mbajtur në mesin e muajit mars, për të diskutuar ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores komunale për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, sipas kësaj OJQ-je, prej 27 këshilltarëve në Kuvendin e Klinës, të pranishëm kanë qenë vetëm kryesuesi i Kuvendit, që e ka drejtuar këtë debat dhe këshilltari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Skënder Meturi.

Gjithashtu, siç thotë Rracaj, edhe numri i qytetarëve dhe të zyrtarëve të Ekzekutivit komunal është i ulët nëpër këto debate publike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm