Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar lidhur me gjuhën e përdorur nga Vetëvendosje pak para protestës së paralajmëruar për 26 prill para objektit të Prokurorisë së Shtetit.
KPK ka thënë se gjuha që po përdor Vetëvendosje është “denigruese, propaganduese, ofenduese dhe kërcënuese dhe synon cenimin e integritetit, pavarësisë dhe dëmtimin e imazhit të sistemit prokurorial”.
“Këshilli u bën thirrje publike të gjithë faktorëve, në veçanti, subjekteve politike që të evitojnë përhapjen e një gjuhe të tillë, që përbën ndërhyrje dhe presion të drejtpërdrejtë, si dhe bie në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.
Në këtë reagim thuhet më tej se “keqpërdorimi i fjalës së lirë është dhe mbetet kryekëput jashtë të drejtës demokratike në vendin tonë, ngaqë menaxhimi dhe kontrolli institucional ndaj Prokurorit të Shtetit është e drejtë e patjetërsueshme e Këshillit, me ç’rast bëjmë me dije se nuk ndikohemi nga qarqet politike dhe grupet e interesit, sepse pushteti gjyqësor, në kuadër të të cilit funksionojmë, është pushtet i veçantë dhe se Prokurori i Shtetit është institucion unik, i pavarur dhe i paanshëm”.
Këshilli Prokurorial ka thënë se është i përkushtuar me të gjithë mekanizmat e tij që të punojë, mbrojë dhe avancojë çdo vlerë të integritetit, dinjitetit dhe transparencës publike, si dhe të luftojë çdo tendencë për presion dhe ndërhyrje nga ana e kujtdoqoftë.
Edhe
Qasja selektive ia ka dëmtuar kredibilitetin Këshillit Prokurorial
“Andaj, KPK-ja bën thirrje që Prokurori i Shtetit, puna dhe misioni i tij, të jenë jashtë çdo agjende të politikës ditore, sepse vlerësimi i punës së prokurorëve bëhet vetëm e vetëm nga Këshilli Prokurorial dhe mekanizmat e tij, e nuk varet nga vullneti i individëve, subjekteve dhe grupeve të caktuara”, thuhet në fund të reagimit.
Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë para objektit të Prokurorisë së Shtetit më 26 prill. Me protestë VV-ja ka thënë se kërkon largimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, të cilin lideri i VV-së Albin Kurti e ka quajtur lepur.
-
Tre anëtarë të KPK-së distancohen nga deklaratat e Isufajt dhe Lumezit ndaj BE-së
-
Hajdaraj i bën thirrje presidentes të mos ndërhyjë në punët e sistemit prokurorial: Askush s’është kërcënuar e shantazhuar
-
Pesë anëtarë të KPK-së: Deklarimet e disa anëtarëve të Këshillit se janë kërcënuar, të pavërteta
-
Sistemi prokurorial: Zbatimi i ligjit s’mund të interpretohet sipas shijeve të Kurtit