Këshilli i kryetarëve të Komunës së Meyrin, në Gjenevë të Zvicrës, në përbërje Pierre Alain Tschudi, ish kryetari Jean-Marc Devaud dhe kryetarja në ardhje, Nathalie Leuenberger sot kanë realizuar një vizitë zyrtare në Komunën e Malishevës, ku janë pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe zyrtarë të tjerë të kësaj komune.
Me delegacionin nga Myerin, janë edhe aktivistët shqiptar të shoqatës “Rrethi shqiptaro-meyrinas”, kryetari Agim Paçarizi, anëtarët e kryesisë së shoqatës, Lindita Telkiu dhe Avdyl Hamza.
Kryetari Begaj pasi i ka njoftuar mysafirët me zhvillimet në këtë komunë, ka shprehur përkushtimin për të çuar më tej bashkëpunimin me këtë komunë. Ndërsa mysafiri, Pierre Alain Tschudi, u shpreh i befasuar me ato që pa dhe u prit. Ai tha se “Kosovën e përjetuam si një nga disa kantonet e Zvicrës'.
Pas tri ditësh qëndrimi, delegacioni i Këshilli të Kryetarëve të Komunës së Meyrin, në Gjenevë të Zvicrës, në përbërje Pierre Alain Tschudi, ish kryetari Jean-Marc Devaud dhe kryetarja në ardhje, Nathalie, do të kthehet për në Zvcër.
-
Kryetarët nga PDK-ja në veri ndihen të diskriminuar nga Qeveria Kurti
-
Peci e Atiqi bisedojnë për problemet e qytetarëve në veri
-
Krasniqi falënderon kryetarët e Zveçanit dhe Zubin-Potokut për “përkushtimin dhe sakrificën”
-
Zyrtarët e komunave me shumicë serbe diskutojnë për situatën e sigurisë
-
Ish-kryetari i Malishevës dënohet me gjashtë muaj burgim