Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka takuar kryetarët e Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri dhe atë të Zveçanit, Ilir Pecin.
Përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Pecin e ka takuar në fshatin Kelmend dhe Zeqirin në fshatin Çabër.
“Pashë nga afër sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen jo vetëm kryetarët e komunave, por edhe qytetarët shqiptarë në këto vendbanime. Të dy kryetarët i falënderova për përkushtimin, sakrificën dhe vullnetin, që, përkundër kushteve jo adekuate, detyrën e tyre ta ushtrojnë me durim, përgjegjësi dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke kontribuar në paqe dhe shtensionim të situatës në komunat e tyre”, ka shkruar ai.
Para se gjithash, Krasniqi ka thënë se sot, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci janë në shërbim të qytetarëve, të komunave të tyre dhe të shtetit të Kosovës.
-
Krasniqi thirrje Qeverisë “të mos i diskriminojë dy komunat e udhëhequra nga PDK-ja në veri”
-
Krasniqi në veri: Aty ku është PDK-ja, ka gjithmonë shpresë, besim e forcë
-
Kryetari i Zubin-Potokut thotë se është kërcënuar me jetë nga një person
-
Kurti takon kryetarët e Zubin Potokut dhe të Zveçanit 16 muaj pasi morën detyrën
-
Kryetari i Zubin-Potokut dhe ai i Zveçanit do të zhvendosen në zyrat komunale