Situata e përgjithshme politike dhe e sigurisë në katër komunat veriore ishte pika e vetme e rendit të ditës në takimin e kuvendeve komunale të komunave veriore të vendit, përkatësisht komunës së Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut që u mbajt sot në Zveçan.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zvecanit, Sërxhan Millosavljeviq, gjatë fjalës së tij tha në këtë takim kryetarët e komunave do të raportojnë para këshilltarëve edhe rreth takimit me presidentin e Serbisë të mbajtur para disa ditësh në Beograd.
Meqë u konstatua se temat që do të diskutohen janë të ndjeshme, atëherë 62 këshilltarë të cilët ishin prezentë, votuan njëzëri që takimi të vazhdojë pa praninë e mediave.
Vlen të theksohet se në këtë takim morën pjesë edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Lista Serbe.
Ky takim po mbahet pak ditë para se të nis zbatimi i vendimeve të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet sa i përket targave dhe letërnjoftimeve për qytetarët e Serbisë që hyjnë në Kosovë./ ksp
-
Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin
-
BE: Dorëzimi i pushtetit në veri pa probleme, hap drejt angazhimit konstruktiv
-
Ndërrimi i pushtetit në veri - Flamujt e fotografia e presidentes në sallat e kuvendeve
-
Kryetarët serbë marrin drejtimin e komunave në veri
-
Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet lokale rrit rrezikun për tentim-zhbërjen e punëve të kryera në veri