Këshilli Drejtues i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Shkolla e Gjelbër”, në kryeqytet ka kundërshtuar ndërrimin e emrit të saj, duke hedhur poshtë propozimet që janë bërë një ditë më parë nga disa anëtarë të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Këshilli i shkollës, madje për këtë kishte mbajtur një mbledhje urgjente, në orët e vona të së martës, pas së cilës ka dalë me një deklaratë se kundërshton ashpër ndërrimin e emrit dhe nuk pajtohet me propozimet e dala nga anëtarët e KK-së. Katër anëtarë të KK-së, nga parti të ndryshme politike, kanë dalë me propozimet që “Shkollës së Gjelbër” t’i ndërrohet emri dhe t’i vihet një i ri, shkruan sot Koha Ditore.
Madje, këto propozime edhe janë votuar dhe ato ka mbetur vetëm të dërgohen për miratim në Komunë.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Gashi nuk e përkrahë ndërrimin e emrit të "Shkollës së Gjelbër" në Prishtinë
-
Nxënësit ftohen për pjesëmarrje në marshin “Liria ka emër”
-
Këshilli i Prindërve refuzon mbajtjen e mësimit të shtunave
-
Vazhdon bojkotimi i mësimit nga profesorët në “Sami Frashëri”
-
Shkolla e “Gjelbër” e vetmja me sistem gjeo-termal në kryeqytet