Më 8 shkurt 2022, kur ZRRE-ja kishte miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike, Qeveria e Republikës së Kosovës u zotua se do të ofrojë 100 milionë euro për të subvencionuar mbulimin e një pjese të kostos për të gjithë konsumatorët, të cilat janë përfshirë në përllogaritjen përfundimtare.
Përkatësisht, tarifat aktuale të cilat janë në fuqi përfshijnë subvencionimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, prej të cilave 47 milionë euro janë ndarë për periudhën shkurt-gusht 2022.
Për të lehtësuar dhe kuptuar më mirë diferencën në shumën e subvencionuar nga Qeveria, KESCO ka zhvilluar kalkulatorin: http://subsidy.kesco-energy.com, ku qytetarët e Republikës së Kosovës jo vetëm se mund të shohin shumën totale të faturës, por edhe vlerën e këtij subvencioni, e cila zbritet automatikisht nga faturimi i konsumatorëve.
Në faqen e krijuar nga KESCO, ky subvencionim llogaritet automatikisht, thjesht duke shënuar shifrën e konsumatorit që gjendet në pjesën e sipërme të faturës.

-
KESCO: Qytetarët po ngrohen me rrymë, Qeveria s’i subvencionon më kursimtarët
-
Qeveria ndan mbi 7.2 milionë euro për subvencionim të tarifave të rrymës
-
Publikohet kalkulatori që tregon sa është subvencionuar rryma
-
Rizvanolli: Po kërkojmë zgjidhje teknike e operacionale për realizim të subvencionimit të energjisë
-
ZRRE-ja vendos brenda dy javësh rreth shtrenjtimit të rrymës