Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Qeveria po punon për gjetjen e zgjidhjeve teknike e operacionale për të realizuar subvencionimin e aprovuar prej 90 milionë euro për energjinë elektrike.
“Javën e kaluar kemi marrë kërkesën nga ZRRE, ku është thënë se kalkulimet janë të sakta dhe është bërë kërkesa për pagim. Jemi në konsultim me Sekretarin e Komitetit të Energjisë dhe USAID që kanë ofruar mbështetje teknike për mënyrën e realizimit të marrëveshjes. Po punojmë intenzivisht e do të ndodhë shumë shpejt”, ka thënë Rizvanolli në konferencë për media.
Burime të KOHËS përbrenda ZRRE-së kanë bërë të ditur se do të vendoset brenda dy javëve për kërkesën e KESCO-s për tarifa të reja. Nëse tarifat e rrymës mund të rriten për 20 për qind. Kjo kërkesë e KESCO-s është justifikuar me mosdisbursimin e subvencioneve të premtuara nga Qeveria dhe me rritjen e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare.
-
Kosova i kërkon Serbisë që ta zbatojë obligimin për tregtinë ndërkufitare të energjisë
-
Qeveria i kërkon SHBA-së mbështetje për gazifikim të thëngjillit, e jo përfshirje në rrjetin rajonal
-
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
-
Hajdari: Deklarata e Rizvanollit, parapërgatitje se çmimi i rrymës do të rritet
-
Rizvanolli kërkon sakrificë: Blloqet duhet të ndalen për disa muaj, importi i rrymës pritet të jetë i lartë