Nuk po ndalen kritikat ndaj deklaratave të ministrit kosovar Pal Lekaj, kundër ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, që kërkoi largimin e tij.
Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është i pa precedent rasti që një ministër i Qeverisë së Kosovës kërkon largimin e një ambasadori.
“Dhe atë të Zvicrës, ku janë mbi 200 mijë qytetarë të Kosovës. Në paratë që Zvicra shpenzon në Kosovë përfshihen edhe taksat e këtyre 200 mijë qytetarëve të Kosovës që i paguajnë në Zvicër. Prandaj, është më se legjitime të kërkohet llogari dhe shpenzim adekuat nga ana e Ambasadorit”, ka shkruar Hoti në Facebook.
LEXO EDHE KËTË:O’Connell mbështet ambasadorin zviceran: Lebet e tha atë që të gjithë e mendojmë
Hoti, tutje shkruan se “Vetëm shkarkimi i këtij ministri mund të jetë i mjaftueshëm si kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra”.
-
Hoti: Shpresoj të mos kërkohet largimi i Kosnettit siç ndodhi me ambasadorin zviceran
-
Për deklaratat kundër ambasadorit zviceran kërkohet dorëheqja e ministrit Lekaj, ai thotë se u keqinterpretua
-
Pacolli flet për marrëdhëniet e mira Kosovë-Zvicër
-
Hoti e njofton me prioritetet e Qeverisë së Kosovës ambasadorin zviceran, Lebet
-
Zëvendëskryeministri Hoti pret nga Zvicra vazhdimin e mbështetjes për Kosovën