Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka mirëpritur deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të ngritin zërin ndaj punësimeve mbi baza partiake dhe ndaj zyrtarëve që pasurohen në kurriz të buxhetit të shtetit.
Hoti thotë se shpreson që zyrtarët qeveritarë të mos e kërkojnë largimin e ambasadorit Kosnett nga Kosova, siç ndodhi me ambasadorin zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, i cili pati kritikuar qeverinë për veteranët e rrejshëm.
“Përshëndes deklarimin e qartë të ambasadorit amerikan në Prishtinë për punësimet në institucione mbi baza familjare, nepotiste dhe partiake. Shpresoj se tash ndonjë nga dhjetëra ministrat apo zëvendësministrat nuk do të kërkojë ‘largimin’ e tij, siç kërkuan për ambasadorit zviceran”, ka shkruar Hoti në Facebook.
-
Kërkohet shkarkimi i ministrit të Kosovës që kërkoi largimin e ambasadorit zviceran
-
Kosnett i shkon LDK-së në zyrë
-
Kosnett: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re
-
Hoti uron Bidenin, thotë se është i përkushtuar për të forcuar marrëdhëniet me SHBA-në
-
Hoti kërkon koordinim dhe përkushtim nga ambasadorët