Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet rezonancë magnetike për spitalin e Pejës

Drejtuesit e spitalit të përngjitshim në Pejë gjatë një takimi me drejtorët e shëndetësisë për komunat e Dukagjinit, kanë kërkuar që spitali i Pejës të pajisjet me rezonancë magnetike.

Rezonanca magnetike, sipas drejtuesve të shëndetësisë, është domosdoshmëri për diagnostikimin më të mirë të sëmundjeve dhe do t’u ndihmonte banorëve të Dukagjinit që këto ekzaminime t’i kryenin në Pejë

Drejtorët e Drejtorive Komunale Dr. Petrit Loci në Pejë, Dr.Hekuran Sejdiu në Klinë, Dr. Mujë Osmanaj në Istog, Ibrahim Selmanaj në Deçan dhe Zenel Kuqi në Junik, përkrahën iniciativën e Spitali të Përgjithshëm në Pejë që të fillojë një fushatë lobimi për t’u pajisur me Rezonancë Magnetike.

Artikuj të ngjashëm