Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim, një delegacion të lartë të Polonisë, të prirë nga Zëvendës Ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Szymon Szynkowski vel Sek me zyrtarë të tjerë, njofton kumtesa.
Hoxha në takim, ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale me Poloninë dhe rëndësinë që ka mbështetja e Polonisë për procesin e integrimit në përgjithësi. Ajo kërkoi nga zyrtarët polakë, mbështetjen për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, transmeton Koha.net.
Zëvendësministri polak, Szymon Szynkowski vel Sek, theksoi rëndësinë që ka rruga integruese për Kosovën dhe shprehu mbështetjen e Polonisë për procesin e integrimit të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm