Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministrja Hoxha ripohon rëndësinë e përkrahjes së Çekisë për Kosovën

Prishtinë, 11 dhjetor - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Çekisë në Kosovë, z. Pavel Bilek, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit dhe procesin integrues.

Çekia ka qenë përkrahëse e vazhdueshme e shtetësisë së Kosovës, potencoi ministrja Hoxha, e cila vlerësoi edhe përkrahjen e fundit në Parlamentin Evropian dhe Interpol, me votën pro të këtij vendi mik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne sot gjendemi para një sfide të re, sfidës së liberalizimit. Përkundër realizimit të të gjitha kushteve për liberalizim, ne mbesim i vetmi vend i privuar nga e drejta themelore, lëvizja e lirë”, citon njoftimi për media, nga ky takim, ministren Hoxha, e cila ka shtuar se ish vendet me diktaturë komuniste e kuptojnë më së miri ndjenjën e izolimit, kufizimit dhe procedurave të pakufishme për qytetarët për një vizë.

I ngarkuari me punë i Ambasadës së Çekisë, z. Bilek, vlerësoi lartë plotësimin e të gjitha kushteve për liberalizim dhe rikonfirmoi përkrahjen e Çekisë në të gjitha proceset që po kalon Kosova, me theks të veçantë, procesin integrues, reformat nga Agjenda Evropiane si dhe dialogun si një nga vlerat e Bashkimit Evropian.

Ministrja Hoxha dhe Z. Bilek, u dakordësuan se Kosova dhe Çekia kanë vullnet dhe gatishmëri të thellojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, duke marrë përvojat integruese, përkrahjen për Kosovën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, por edhe bashkëpunimin e gjithanshëm, si dy vende mike.