Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet përjashtimi i shtatë deputetëve opozitarë nga Parlamenti i Shqipërisë

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e shtatë deputetëve të opozitës në Shqipëri, lidhur me kaosin e shkaktuar në Parlament gjatë seancës të së enjtes.

Mazhoranca ka kërkuar përjashtimin e Ervin Salianjit, Bledion Nallbatit, Lefter Gështenjës, Asllan Dogjanit, Isuf Çelajt, Luan Maçit dhe Xhelal Mziut, raportoi “Klantv”.

Në lidhje me shqyrtimin e kërkesës, do të zhvillohet mbledhja e Sekretariatit në orën 16:00.

Me votimin në seancën plenare të së enjtes, nëse deri më tani një deputet mund të përjashtohej nga seanca plenare për 10 ditë maksimumi, tashmë limiti do jetë deri në 60 ditë.