Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti bashkë me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, kanë shprehur besimin se do gjendet një mes për operimin e papenguar të ndërmarrjeve dhe mbikëqyrjes së rreptë të zbatimit të masave ndaj Covid-19.
Sipas një komunikate për media, gjatë takimit u diskutua për parametrat aktualë ekonomikë dhe financiarë, ndërsa u theksua shqetësimi i përbashkët që aplikimi i masave të reja për kufizimin e aktiviteteve ekonomike do të kishte në operacionet e ndërmarrjeve, por edhe në kërcënimet për stabilitetin e sektorit financiar.
“Duke e konsideruar me prioritet ruajtjen e shëndetit publik, Guvernatori Mehmeti si dhe drejtuesit e të dyja odave ekonomike Rukiqi e Zeka, nënvizuan edhe rëndësinë e ruajtjes së shëndetit të ndërmarrjeve private, të cilat bartin barrën e punësimit dhe rritjes ekonomike në vend”, thuhet në njoftim.
-
BQK, OEK dhe OEAK koordinojnë propozimet për rimëkëmbje ekonomike
-
Mehmeti: Rimëkëmbja ekonomike varet nga masat e ndërmarra gjatë dhe pas pandemisë
-
BQK-ja parashikon rritje ekonomike 3.2 për qind në vitin 2023
-
BQK-ja parashikon që rritja ekonomike këtë vit të jetë 3.2 për qind
-
Guvernatori Mehmeti: S’do të ketë rritje të normave të interesit për kreditë aktive