Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohen masa mbrojtëse kundër vajit të palmës në produktet e qumështit nga MTI-ja

Shoqata e Qumështarëve të Kosovës ka bërë kërkesë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për masa mbrojtje për produktet e qumështit e që i bie masa mbrojtëse kundër vajit të palmës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës Qumështarëve të Kosovës, Ramadan Memaj, i cili ka treguar se ka informata që në MTI është bërë edhe një kërkesë nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, që mos të merren masat për t’u ndaluar këto produkte.

Por këto pretendime i ka hedhur poshtë kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, Milazim Berisha, i cili tha se kanë kërkuar nga MTI-ja aplikimin e masave mbrojtëse, dhe nuk është e vërtetë ajo që është thënë që ata kanë bërë kërkesë që mos të aplikohen masat mbrojtëse nga MTI-ja.

“Nuk është e vërtetë. Nuk është normale nëse dikush prej neve kërkon diçka të tillë. Ne kemi bërë kërkesë që të aplikohen masat mbrojtëse dhe nuk është e vërtetë”, tha Berisha për KosovaPress.