Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi, vizitoi komunën e Hanit të Elezit, ku u prit nga kryetari, Rufki Suma me bashkëpunëtorë.
Zëvendëskryeministri shprehu kënaqësinë që po viziton këtë komunë, e cila udhëhiqet nga një kryetar i pavarur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKelmendi tha se është biseduar për shumë çështje, por në veçanti për çështjen e pronave të APJ-së të cilat tani janë bërë prona shtetërore.
Pas takimit me kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, zëvendëskryeministri Kelmendi u takua edhe me përfaqësues të bizneseve të kësaj komune, me të cilët bisedoi për çështjen e furnizimit me energji elektrike, fiskalizimin e bizneseve, si dhe për Pakon Fiskale 2, e cila shumë shpejtë do të kalojë në Qeverinë e Kosovës dhe do të jetë një rilindje për bizneset në përgjithësi dhe ekonominë prodhuese në veçanti.
Ndërkaq, Suma e njoftoi Kelmendin për të gjitha punët dhe problemet me të cilat po ballafaqohet kjo komunë si dhe për aktivitetet të cilat i ka ndërmarrë kohëve të fundit. Ai falënderoi zëvendëskryeministrin për angazhimin e tij në përkrahje të bizneseve.
Gjatë kësaj vizite, zëvendëskryeministri Kelmendi vizitoi fabrikën për prodhimin e çimentos “Sharrcem” dhe fabrikën e stiroporit “KOSOVAPLAST-B”, në të cilat u njoftua nga afër me punët dhe aktivitetet që po zhvillojnë këto kompani.
Zëvendëskryeministri me këtë rast shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që të ofrojë përkrahje për të gjitha bizneset prodhuese.