Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bizneset hungareze, të gatshme të hapin në Kosovë fabrika për prodhimin e veglave bujqësore

Zëvendëskryeministri në largim i Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, i cili vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë shumë të mira dhe shprehu nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale, në fusha të interesit të përbashkët me theks të veçantë në bujqësi, infrastrukturë dhe teknologji.

Zëvendëskryeministri falënderoi Hungarinë për përkrahjen e deritashme në të gjitha proceset në Kosovë, sidomos në procesin e integrimeve evropiane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kelmendi tha se “Qeveria e Kosovës do të vazhdojë implementimin e ligjit për investime strategjike përmes të cilit bizneset do të trajtohen në mënyrën të drejtë, do t’u hapet perspektivë në zhvillimin e mëtutjeshëm të tyre”.

Nga ana e tij, ambasadori Laszlo Markusz shprehu gatishmërinë e Qeverisë Hungareze për thellimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës edhe në të ardhmen.

Markusz me këtë rast theksoi edhe interesimin e bizneseve hungareze për hapjen e fabrikave për prodhim të veglave bujqësore ku Kosova është identifikuar si vend strategjik për Hungarinë, në fushën e zhvillimit të bujqësisë.