Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi priti në takim delegacionin nga Hungaria, të kryesuar nga Levente Magyar, sekretar i Shtetit për diplomacinë ekonomike.
Në këtë takim, ku ishin të pranishëm edhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz dhe Luljeta Vuniqi, ambasadore e Kosovës në Hungari, zëvendëskryeministri njoftoi për prioritet e Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Zëvendëskryeministri, duke falënderuar Hungarinë për gjithë përkrahjen që ka dhënë, shprehu përkushtimin e Qeverisë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Më tej, Kelmendi foli edhe për krijimin e një ambienti më të mirë për të bërit biznes, duke theksuar se Ligji për investime strategjike dhe ai i investimeve të huaja, krijon mundësi më të mira për investitorët në Kosovë.
Levente Magyar, sekretar i Shtetit për diplomacinë ekonomike, tha se nga vizita e fundit në vitin 2009, në Kosovë janë bërë ndryshime të mëdha.
Edhe
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
Sekretari Magyar, shprehu përkushtimin për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke theksuar se hapja e linjës së drejtpërdrejtë ajrore ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë thellon edhe më tutje bashkëpunimin.
Gjatë takimit, sekretari Magyar foli edhe për përkrahjen e Hungarisë në fushën e arsimit, duke rritur numrin e bursave nga 30 në 50 për studentët nga Kosova.
-
Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët nga vendet jashtë BE-së
-
Haxhiu takohet me kryeministrin çek, i kërkon mbështetje tutje për Kosovën
-
Hamza zotohet për ulje të barrës financiare për familjet
-
Hamza prezanton zotimet për arsimin: Digjitalizim dhe Fond të Bursave në vlerë prej 30 milionë eurosh