Korporata Energjetike e Kosovës u ka bërë thirrje bizneseve për lidhjen e kontratave për furnizim me energji elektrike, duke njoftuar se ka shtyrë afatin për një ditë, deri të martën (10 qershor).
Sipas njoftimit, afati është shtyrë për shkak të interesimit të lartë të bizneseve dhe pamundësisë për t’i realizuar të gjitha kontratat brenda afatit.
“Të nderuar konsumatorë. Ju falënderojmë për interesimin e treguar dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm. Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve, si dhe pamundësisë për të realizuar të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë, ju njoftojmë se afati për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF), bazuar në vendimin e ZRRE-së, është shtyrë deri nesër, më dt: 10.06.2025.Nëse jeni ndër konsumatorët që preken nga ky vendim dhe ende nuk keni lidhur kontratën tuaj, ju ftojmë të veproni sa më parë", thuhet në njoftimin e KEK.
Vendimet e fundit për liberalizim të tregut dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike kanë ngjallur pakënaqësi tek qytetarët dhe bizneset vendore.
Të mërkurën bizneset e Kosovës do të organizojnë protestë për të kundërshtuar këtë vendim. Ato kanë kërkuar që të shtyhet një vendim i tillë.
-
Bizneset alarmojnë për falimentim nëse s’shtyhet afati për dalje në treg të hapur të energjisë
-
KEK: Bizneset që s’kanë zgjedhur furnizues brenda 8 ditësh duhet të lidhin kontratë me KEK-un
-
KESCO dhe KEK-u me marrëveshje për të mos e shtrenjtuar rrymën
-
Pas dy tenderëve të dështuar, ZRRE-ja cakton KEK-un si furnizues të mundësisë së fundit
-
Oda Ekonomike përsërit thirrjen për pezullim të daljes së bizneseve në treg të lirë të energjisë