Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njoftoi të mërkurën se po bëhen remontet e të gjitha njësive prodhuese për përgatitjet e zakonshme për sezonin dimëror, me ç’rast njësia A-5 është ndalur.
Sipas njoftimit, kjo njësi u ndal për inspektim dhe riparim, sipas planit, “duke respektuar në tërësi obligimet kontraktuale ndaj furnizuesit publik”.
“Sot kemi zëvendësuar prodhimin e kësaj njësie nga deponimet në KESH dhe KEK momentalisht është duke ofruar kapacitetin në dispozicion prej rreth 515 MËh/h. Sasia e ofruar nga KEK për furnizuesin publik është po e njëjta që është ofruar edhe dje. Ndërkohë që janë duke u bërë përgatitjet e nevojshme që njësia të rikthehet në operim sipas planifikimit”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.