Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KEK-u ndal mihjet e qymyrit, me rezervat e fundit Kosova ka energji vetëm edhe një muaj

Kosova ka rezerva të qymyrit për furnizim me energji elektrike vetëm edhe për një muaj.

Nëse Qeveria e Kosovës nuk do të arrijë të kryejë shpronësimin e tetë shtëpive në fshatin Shipitullë, për disa javë rrezikon kolapsin energjetik, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo, pasi që KEK-u ka përdorur qe disa muaj vetëm rezervat e qymyrit dhe nuk ka kryer mihje, pasi që ka arritur te kufiri ku fillon prona private.

Për shkak të situatës emergjente, KEK-u ka propozuar shpronësimin e 17 pronave të pronarëve që gjenden në afërsi të ekskavatorëve të KEK-ut në fshatrat Hade dhe Shipitullë.

Kryeministri, Isa Mustafa, ka theksuar rëndësinë e këtij vendimi, duke potencuar se çdo vonesë rrezikon ndaljen e punës së KEK-ut. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)