KEDS ka njoftuar se, për shkak të ndërrimit të bazave të siguresave TM-10kV, zona industriale në Lipjan do të mbes pa rrymë sot nga ora 16:00 deri në orën 17:00.
“Më 24.10.2017 në NS 110/35/10 kV Lipjani do të ndërpritet rryma në Lp 10 kV Zona industriale (Kodi: 41000009) prej orës 16:00 deri në orën 17:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: TS Emonek, TS Coca Cola, TS Motrat Binjake, TS Janina, TS Agim Nita, TS Mulliri Millenium, TS Xella, TS Pofix, TS Semerana, TS Ekzoni, TS Keja Company, TS UBT, TS Muja, TS Gega”, thotë KEDS në njoftimin për media.