Punëtorët e larguar nga Kompania për Furnizim dhe Shpërndarje të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) të përkrahur nga Federata e Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova -FSPE”, kanë protestuar sërish të martën para ndërtesës së kësaj kompanie, duke kërkuar kthimin e tyre në punë. Insistimi i tyre është fuqizuar sidomos pasi kërkesën për kthimin në punë e kanë legjitimuar vendimet e Gjykatës së Apelit, Gjykatës Themelore dhe të Inspektoratit të Punës, shkruan sot Koha Ditore.
Por, ekzekutimi i këtyre vendimeve nuk është bërë ende nga KEDS-i, meqë kjo kompani ka kërkuar interpretim ligjor edhe në shkallët tjera të drejtësisë. Edhe për protestën e së martës, KEDS-i ka thënë se nuk mund të komentojnë, meqë rasti është ende në gjykatë.
“Si rast që ndodh në çdo kompani të madhe që u nënshtrohet zhvillimeve teknologjike, po ashtu, edhe atyre strukturore, rezulton që ndonjëherë pozita të caktuara brenda kompanisë të bëhen të tepërta. Ky ishte rasti edhe kur kemi mbyllur një departament të tërë, i cila në situatën aktuale nuk është më i nevojshëm si pjesë e operimeve tona. Duke qenë një kompani e përgjegjshme dhe duke treguar ndjeshmërinë tonë për ish-punonjësit e afektuar, ne kemi përgatitur dhe ofruar paketa financiare, si dhe asistencë të trajnimit deri në një vit. Aq më tepër ne kemi qenë të hapur për të diskutuar me sindikatën e punëtorëve që të sigurohet një transicion sa më i butë të jetë e mundur”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Protestojnë punëtorët e larguar nga KEDS
-
Kushtetuesja brenda javës pritet të vendosë për çështjen e ish-punëtorëve të KEDS-it
-
KEDS-i të respektojë vendimin e Gjykatës për kthimin e punëtorëve në punë, thonë deputetët
-
Punëtorët e larguar të KEDS-it me protestë kërkojnë kthimin në punë
-
Punëtorët e larguar të KEDS-it protestojnë për mosrespektimin e vendimit të gjykatës për kthim në punë