Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KEDS-i del me sqarim rreth djegies në Prizren

KEDS-i ka dal me një sqarim me rastin e djegies që ka ndodhur brenda Muzeut të Dëshmorëve në Prizren.

KEDS ka thënë se djegia ka ndodhur brenda instalimeve të brendshme të objektit që nuk janë kompetencë e KEDS-it.

“KEDS sqaron që nuk ka të bëjë asgjë me rastin e djegies që ka ndodhur në Muzeun e Dëshmorëve në Prizren. Djegia ka ndodhur në instalime të brendshme të objektit të cilat nuk janë në kompetencë të KEDS-it. Kompania ka dërguar menjëherë një ekip për evitimin e secilit rrezik eventual. Ndërsa, për detaje shtesë ju lutem të kontaktoni Komunën e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.