Arsimi është fusha e vetme e cila nuk ka shënuar përmirësim thekson Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, i publikuar ditë më parë.
Cilësia e arsimit në Kosovë sipas Raportit, vazhdon të mbetet sfidë në të gjitha nivelet e shkollimit, shkruan sot Koha Ditore.
Në raportin e këtij viti është shprehur shqetësim se si rekomandimet e Raportit të publikuar dy vjet më parë, nuk janë marrë fare parasysh në sektorin e arsimit.
Vërejtje të shumta janë dhënë për arsimin në nivelin parashkollor, atë parauniversitar, si dhe për arsimin e lartë. Edhe Raporti i vitit 2016 kishte të njëjtat vlerësime negative. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Artikuj të ngjashëm
-
Komisioni Evropian: Arsimi i lartë, sektor me rrezik të lartë për korrupsion
-
Raporti i KE-së gjen fare pak progres në fushën e arsimit
-
KE: Korrupsioni dhe ndërhyrjet politike, probleme në të gjitha nivelet e arsimit
-
Ekskluzive: Gjetjet kryesore të Raportit të Progresit për Kosovën
-
Raporti i Progresit: 15-vjeçarët kosovarë, 4.5 vjet prapa atyre evropianë në mësimnxënie