Kosova është ende në fazën e hershme të përgatitjes në fushën e arsimit. Vitin e kaluar është shënuar progres i kufizuar, derisa cilësia e arsimit vazhdon të jetë sfidë në të gjitha nivelet, thuhet, ndër të tjera, në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për sektorin e arsimit, të publikuar
ditë më parë. Aty thuhet se cilësia në arsim duhet të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme. Ndër të tjera, është përmendur se edhe këtë vit nuk u morën parasysh rekomandimet e Raportit të mëparshëm. I njëjti shqetësim ishte shprehur edhe në Raportin e vitit 2018, shkruan Koha Ditore.
Komisioni Evropian në Raportin e këtij viti ka adresuar vërejtje për arsimin në nivelin parashkollor, atë parauniversitar, si dhe për arsimin e lartë. Ndërkaq janë përsëritur sërish rekomandimet e njëjta të cilat nuk po gjejnë zbatim nga institucionet.
“Kosova duhet në veçanti të miratojë Ligjin për arsimin e lartë i cili siguron autonomi dhe pavarësi, të përmirësohet qasja për arsim cilësor dhe regjistrim parashkollor për grupet e cenuara, finalizimi i implementimit të kornizës së re kurrikulare për shkollimin fillor dhe të mesëm, si dhe të rritet ofrimi i aftësimit profesional për profesionet që po kërkohen nga tregu”, thuhet në raport.
Komisioni Evropian ka theksuar në Raport se shpenzimet publike për arsimin duhet të menaxhohen në mënyrë më efikase për të siguruar një numër të madh të të rinjve me arsim cilësor....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)