Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga Qeveria që përveç vendimit për aplikimin e targave të përkohshme, të fillohet edhe me zbatimin e provizioneve tjera të marrëveshjeve për lëvizjen e lirë, të cilat parashohin lëshimin e dokumenteve për hyrje/dalje për shtetasit e Serbisë që udhëtojnë në Kosovë, ashtu siç veprohet nga ana e autoriteteve serbe në raport me shtetasit e Kosovës, të cilat udhëtojnë në ose nëpër Serbi.
“Ky vendim është në frymën e zbatimit të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë, e nënshkruar në Bruksel në vitin 2011, si dhe dakordimeve tjera mes dy shteteve në vitet pasuese lidhur me këtë çështje. Marrëveshjet në fjalë ia njohin palës kosovare zbatimin e regjimit të tabelave të përkohshme të automjeteve me targa serbe, që si praktikë është zbatuar nga Serbia prej vitit 2011 ndaj automjeteve me targa kosovare që udhëtojnë në territorin e Serbisë. KDI konsideron se rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe marrëveshjes finale për njohje reciproke me Serbinë arrihet vetëm nëse dy vendet tregojnë përkushtim në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, e që në esencë synojnë lehtësimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në Kosovë e Serbi”, thuhet nga KDI-ja.
-
Kurti: Serbia njohu targat RKS për të mbuluar refuzimin zyrtar të Marrëveshjes së Brukselit
-
Qeveria paralajmëron se së shpejti do të vendosë për targat e Serbisë
-
Nis zbatimi i vendimit që lejon targat RKS në territorin e Serbisë, ato serbe në Kosovë mbulohen
-
Kurti për njohjen e targave: Manovër e Serbisë për hir të pushtetit në Beograd
-
VV: Këmbëngulja jonë e detyroi Serbinë t’i pranonte targat