Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur keqardhje për dështimin që të votohet në parim Projektligji për financimin e subjekteve politike.
Sot në seancën e Kuvendit në mungesë të kuorumit ka dështuar të votohet në parim ky projektligj.
"Mungesa e kuorumit gjatë votimit të projektligjeve shpërfaqë mungesë të seriozitetit nga ana e deputetëve, të cilët përmes mospjesëmarrjes në votim gjatë seancave të Kuvendit po dëmtojnë seriozisht funksionimin e jetës parlamentare në Kosovë. Mungesa e kuorumit gjatë seancës së sotme dhe dështimi i votimit në parim të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike, do t'i shërbejë dhe më tutje mungesës së transparencës dhe llogaridhënies financiare, cilësisë së demokracisë, si dhe praktikave të mira qeverisëse. Subjektet politike parlamentare – pozitë dhe opozitë – nuk kanë arsye për zvarritjen e mëtutjeshme të këtij projektligji, duke qenë se i njëjti është në përputhje me kërkesat dhe standardet ndërkombëtare, respektivisht Opinionin e Komisionit të Venedikut. Andaj, KDI bën thirrje që Projektligji për Financim të Subjekteve Politike të shqyrtohet dhe të votohet në parim sa më parë, duke i hapur rrugë shqyrtimit dhe eventualisht avancimit të tij në periudhën mes dy leximeve”, thuhet nga KDI.
-
Shoqëria Civile: Të miratohet ligji që çel kuletat e partive politike
-
KDI: Zgjedhja e presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon rendin kushtetues
-
Bugaqku: Nxitimi për miratimin e projektligjit për Byronë po bëhet që të përdoret në fushatë
-
KDI e GLPS kritikojnë mungesën e transparencës në hartimin dhe miratimin e Projektligjit për Byronë
-
KDI: Projektligji për Byronë kërkon rishikim dhe adresim të shqetësimeve kushtetuese