Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga presidentja që të ofrojë qartësi për procesin e caktimit të mandatarit të dytë për formimin e qeverisë.
KDI ka thënë se është thelbësore që të gjithë hapat e presidentes të jenë transparentë dhe të arsyeshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“KDI vlerëson se për të siguruar integritet dhe besueshmëri të këtij procesi, është thelbësore që të gjitha hapat e Presidentes të jenë transparentë dhe arsyeshëm, duke përfshirë publikimin paraprak të kritereve mbizotëruese që do të udhëheqin vlerësimin e “gjasës më të madhe për formim të shumicës”, si dhe sqarimin e formës përmes së cilës do të kërkohet dhe verifikohet mbështetja në Kuvend”, thuhet në njoftimin për media të Institutit.
KDI ka shtuar tutje se këto kritere janë garanci substanciale të paanshmërisë dhe respektimit të rendit kushtetues.
“Prandaj, transparenca lidhur me të njëjtat është e rëndësisë parësore për të ruajtur besimin publik në funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve”.