Lipjani, Drenasi, Ferizaj dhe Prizreni, janë shpallur komunat më transparente për vitin 2023 nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), të cilat janë vlerësuar me 97 pikë, raporton Ekonomia Online. KDI, në kuadër të programit për qeverisje lokale dhe pjesëmarrje qytetare edhe këtë vit ka pasqyruar nivelin e transparencës për 38 komunat e Kosovës për vitin 2023 të dhëna këto që janë paraqitur edhe në një raport të titulluar “Transparometri Komunal”.
Sipas të gjeturave në këtë raport një nga sfidat kryesore që KDI ka hasur gjatë mbledhjes së të dhënave është mosfunksionimi i uebfaqeve komunale, si dhe komunat që kanë përjetuar regres të konsiderueshëm si shkak i përballjes me sfida të ndërlidhura me stabiliteti politik dhe administrativ janë katër komunat veriore, që kanë ndikuar negativisht në transparencë dhe llogaridhënie.
Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë sipas gjetjeve transparenca komunale në nivel komunash përgjithësisht ka shënuar rënie të lehtë krahasuar me raportin e vitit 2022. Ai ka shtuar se nga të dhënat e përgjithshme tregojnë se përfomancë më të mirë kanë Kuvendet Komunale. Ai ka theksuar se si shkak i konteksteve specifike politike në katër komunat e veriut është treguar mungesë të transparencës dhe llogaridhënies.
“Sipas gjetjeve Transparenca komunale në nivel komunash përgjithësisht ka shënuar rënie të lehtë krahasuar me raportin e vitit 2022. Prandaj, është e nevojshme të vazhdohet puna për rritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies, për të ruajtur dhe përmirësuar qëndrueshmërinë e nivelit të transparencës, sidomos në ato komuna që kanë pasur performancë më të dobët sa i përket përmbushjes së standardeve. Në 24 indikatorët, të dhënat e përgjithshme tregojnë se përformancë më të mirë kanë Kuvendte Komunale. Një nga sfidat kryesore që është në qeverisjen lokale me vite të tëra është azhurnimi i dhe mirëmbajtja e uebfaqeve të ndryshme. Komunat më veri të Kosovës të cilat janë përballur me kontekstet specifike politike që kanë ndikuar në transparencën dhe llogaridhënien politike”, ka thënë ai.
Selvije Kurti, menaxhere e projekteve në KDI, ka thënë se qëllimi i publikimit të “Transparometrit Komunal” nga KDI është të promovojë dhe përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien në qeverisjen lokale të Kosovës. Ajo ka thënë se ky vlerësim synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për të drejtat e tyre për qasje në informacion, mbikëqyrjen e autoriteteve komunale dhe të inkurajojë pjesëmarrjen në vendimmarrje./EO