Tanimë kur kanë kaluar katër muaj që nga shpërndarja e legjislaturës së VI-të, të Kuvendit të Kosovës, dhe një muaj që nga certifikimi i rezultateve zgjedhore, KDI-ja kujton se vendi po vazhdon të qeveriset nga Qeveria në dorëheqje dhe pa mbikëqyrje të Kuvendit.
Sipas Institutit Demokratik të Kosovës, kjo gjendje është duke cenuar parimin e kontrollit dhe balancit të pushteteve.
Thirrja e seancës konstituive për datën 26 dhjetor është hapi i parë formal drejt krijimit të institucioneve të reja, respektivisht konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së Kosovës.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson që subjektet politike parlamentare kanë pasur kohë të mjaftueshme për të arritur pajtueshmëri për propozimet për Kryetar dhe pesë Nënkryetarëve të Kuvendit, për votimin e të cilëve kërkohen të paktën 61 vota për.
KDI iu bën thirrje subjekteve politike parlamentare që në përputhje me Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve, të tregojnë përgjegjësi dhe konstruktivitet në arritjen e konsensusit për formimin e institucioneve të reja.
Edhe
KDI-ja kërkon nga LVV-ja formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re
“Çdo sjellje politike iracionale dhe bllokuese do të pengojë konstitutimin e institucioneve shtetërore dhe do të minojë pritjet e qytetareve për zhvillim ekonomik, sundim të ligjit, mirëqenie e jetë të dinjitetshme”, thuhet në kumtesë.
KDI rikujton që Qeverinë e re të Kosovës e presin çështje që kërkojnë trajtim të menjëhershëm siç janë miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm fiskal, implementimi i reformave që derivojnë nga MSA-ja, si dhe emërimi i anëtarëve të institucioneve të pavarura që i raportojnë Kuvendit.
-
KDI: Deputetët t’i drejtohen Kushtetueses, ka tejkaluar rrafshi i mosmarrëveshjeve politike
-
KDI-ja thirrje Haxhiut: Të caktohet sa më parë data e seancës konstituive të Kuvendit
-
Shpallen rezultatet, sytë te formimi i institucioneve
-
IKD: LVV ta marrë përgjegjësinë për të siguruar konstituimin e Kuvendit