Gratë vazhdojnë të përballen me probleme elementare që kushtëzojnë pjesëmarrjen e tyre të barabartë në tregun e punës dhe jetën publike. Veçanërisht ato që jetojnë në fshatra përballen me mungesë të shërbimeve bazike shëndetësore, mungesë të çerdheve të cilat u rëndojnë përditshmërinë dhe i pengojnë për të qenë aktive në treg të punës apo për tu angazhuar në çështje publike.
Pikërisht me këto probleme përballen edhe gratë e fshatrave Milloshevë dhe Lajthishtë të Komunës së Obiliqit, të cilat gjatë dy takimeve të ndara të organizuara nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me përfaqësues komunal, kërkuan zgjidhjen e tyre dhe avancim të pozitës së gruas në këtë rajon.
Duke qenё se nё kёtё komunё funksionon vetёm Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, e ndёrtuar sё voni nё Milloshevё, nuk po i përmbushë nevojat dhe kёrkesat qё kanё qytetarёt andaj, gratë e pranishmet nё këto takime e konsideruan si tё nevojshme zgjatjen e orarit tё punёs tё kёsaj qendre.
“Njëjtё ёshtё situata edhe me praninё e gjinekologut nё kёtё komunё. Edhe pse orari i punёs sё gjinekologut ёshtё 8 orё nё ditё, prania e tij/saj nё qendёr ёshtё vetёm 3 orё dhe pёr shёrbime tjera jashtë kёtij orari gratё duhet t’i drejtohen Prishtinёs. Mungesa e çerdhes ёshtё njё tjetёr sfidё qё gratё nё kёtё komunё e vlerёsojnё si mjet qё do t’ua lehtёsonte punёsimin dhe avancimin e tyre. Meqenëse nё komunёn e Obiliqit ёshtё vetёm njё qerdhe publike, ndёrtimi i njё çerdheje tё re ose ngritja e kapaciteteve pёr pranimin e mё shumё fёmijёve nё çerdhёn ekzistuese do tё kontribuonte shumё nё mirёqenien e grave nё tёrёsi por edhe tё fёmijёve nё veçanti, konsideruan tё pranishmet nё këto takime”, thuhet në komunikatën e KDI-së.
Ndёrsa, drejtoresha e Drejtorisё pёr Financa nё Komunёn e Obiliqit, Zarife Behluli, që ishte prezentë në takime, shpalosi planet komunale qё pёrfshijnё pёrfundimin e infrastrukturёs nё kёtё komunё gjatё vitit 2019. Sipas saj do të ketë hapёsirё edhe për investime qё ndikojnё nё pёrmirёsimin e mirёqenies sё qytetarёve nё tёrёsi por tё grave nё veçanti, duke i siguruar ato nё mbёshtje nё aktivitete dhe ngritje tё kapaciteteve nё punёsim.
-
Krasniqi-Hajdari: Me institucione patriarkale, gratë përfundojnë të pafuqishme ekonomikisht
-
Demolli: Grave në Kosovë ende iu diktohet vota nga bashkëshorti, babai apo vëllai
-
Disa OJQ kërkojnë që Buxheti 2026 t’i adresojë pengesat për punësimin e grave në Kosovë
-
Gratë ende përballen me diskriminim në tregun e punës, financa dhe pronë
-
KDI: Legjislacioni nuk parasheh ndarje specifike të buxhetit për gratë në subjekte politike