Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Katër të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri, 376 raste

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 3279 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 376 qytetarë.

Janë 5.528 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 141 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

4 persona kanë vdekur si pasojë e SARS-COV2 pozitiv në 24 orët e fundit. 

Janë shëruar 193 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195.629.