Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të mërkurën se në 24 orët e fundit kanë vdekur katër qytetarë si pasojë e COVID-19, ndërkohë që pas shumë javësh, janë shënuar mbi 500 raste të reja pozitive – saktësisht 568. Ky është numri më i madh i rasteve pozitive brenda një 24-orëshi që nga 11 dhjetori, kur ishin shënuar 590 raste.
Rastet pozitive kanë rezultuar nga kryerja e 2.532 mostrave të dyshimta të marra nëpër spitalet në vend dhe gjurmimi i kontakteve në terren.
Qytetarët që humbën betejën me këtë sëmundje janë nga Prizreni, dy raste (56 dhe 60 vjeç) dhe nga Fushë-Kosova (84 vjeç) e Suhareka (85 vjeç).
Me këtë numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 1.620, kurse i të prekurve me COVID-19 në 70.753.
-
Katër të vdekur nga COVID-19 të shtunën në Kosovë
-
Katër të vdekur e 236 raste pozitive me COVID-19 të premten
-
Katër të vdekur e 643 raste pozitive me COVID-19 të shtunën
-
4 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit
-
Bilanci i së dielës: 4 të vdekur e 227 raste të reja me COVID-19 në Kosovë