Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Katër të vdekur dhe 2110 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa për herën e parë janë regjistruar mbi dy mijë raste të reja pozitive. Saktësisht 2110 raste të reja janë regjistruar sot, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor. Kjo shifër ka dalë nga testimi i 10 mijë e 258 mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 130 të shëruar. Numri i rasteve aktive është rritur në 12 mijë e 159.

Nga fillimi i pandemisë e deri tash janë regjistruar 120 mijë e 862 raste pozitive. Kanë vdekur 2295 persona, ndërsa janë shëruar 106 mijë e 408.

Tre persona që kanë vdekur sot i përkasin grupmoshës 70-79-vjeçare ndërsa një grupmoshës 50-59-vjeçare. Dy nga të vdekurit janë nga Gjakova, një nga Peja dhe një nga Drenasi.

Sa i përket rasteve të reja, prin Prishtina me 375. Në grupmosha, 42 prej tyre janë fëmijë deri në moshën 9-vjeçare. Nga mosha 10 e deri në moshën 19-vjeçare janë 194 raste të reja. Grupmosha me më së shumti raste është ajo 20-29-vjeçare me 473 raste.

Krahas shifrave rekorde të rasteve të reja me COVID-19, në vend po vazhdon trendi rekord i vaksinimeve. Vetëm dje janë administruar 20 mijë e 358 doza, ndërsa sot deri në orën 15:00 janë kryer rreth 14 mijë vaksinime. Sa i përket shifrave totale, në vend janë 220 mijë qytetarë që i kanë marrë të dy dozat e vaksinave, ndërsa rreth 198 mijë me vetëm një.

Image